Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Artanë, Abdyl Gashi, ka bërë të ditur që me PDK-në janë dakorduar që të mbështesin një kandidat të përbashkët që vjen nga shoqëria civile në zgjedhjet për kryetar të komunës duke bashkuar kështu forcat kundër “Listës Serbe”.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar edhe nga subjektet e tjera politike mbështetjen e një kandidati të shoqërisë civile.
Postimi i Abdyl Gashi:
Te ndëruar qytetarë te Komunës së Artanës Lëvizja VETËVENDOSJE! në Artanë duke u bazuar në specifikat e Komunës së Artanës, ku në qeverisje lokale kemi Listen Serbe.Ne si Lëvizje kemi vlersuar që një unitet i subjekteve politike shqiptare është shumë i nevojshëm.
Si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Artanë kam takuar të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Artanë për t’u përbashkuar rreth kësaj kauze. Në këto takime Lëvizja VETËVENDOSJE! ka propozuar që të mbeshtetet një kandidat për Kryetar apo kryetare të Komunës nga shoqëria civile. Deri tani nuk kemi gjetur mbështetje nga subjekte të tjera në përjashtim të Partisë Demokratike të Kosoves.
Kur ka mbetur edhe pak kohë që një inciativë e tillë të bëhet e mundur, ftoj subjektet shqiptare që të jenë më racionale dhe më të ndërgjegjshme dhe të përbashkohen rreth kësaj iniciative prej të cilës fitojnë të gjithë, fiton Artana.