Lokacioni i varrezave në Gjilan, i cili po kundërshtohet nga opozita, ndërsa po përkrahet nga pozita, ka nxitur vendimmarrësve komunalë, që herë-herë është përcjellë edhe me tensione. Varrezat i quan peshë të gjallët, aq sa dikush tha se nuk mbante mend të ketë pasur seancë më të zjarrtë ndonjëherë.
Riza Abdyli (PDK) ka thënë se bëhet fjalë për një temë shumë të rëndësishme dhe shumë të ndjeshme. Lokacioni ku kanë filluar punimet për varrezat e reja, nuk i përmbush kriteret për një destinim të tillë, ka thënë Abdyli.
Si vende më të përshtatshme, ai ka propozuar që të merren parasysh lokacionet ndërmjet Velekincës dhe Livoçit të Poshtëm ose ajo ndërmjet Cërnicës dhe Livoçit të Epërm.
Prandaj, ka thënë Abdyli, ne si opozitë kërkojmë stopimin e menjëhershëm të projektit të tashëm dhe formimin e një komisioni ekspertësh, i cili do të identifikojë hapësira më të përshtatshme dhe do të vijë në Kuvend me tri propozime.
Ky lokacion nuk i plotëson aspak kriteret për varreza, nuk e zgjidh problemin në periudhë afatgjatë dhe për më tepër hapësira është kryesisht pronë private.