Kryetari i Komunës së Prishtiës, Shpend Ahmeti, ka shfaqur acarim ndaj Qeverisë e Kuvendit të Kosovës e po ashtu dhe partive politike, për moskompenzimin e mjeteve të cilat iu dedikohen të prekurve nga pandemia e koronavirusit.
”E lus çdo politikan me ndërgjegje, Qeverinë e Kuvendin e partitë politike – që veç ta mendojnë se ka shumë njerëz që po mendojnë se kur kanë me i marrë 170 euro për që t’i paguajnë një pjesë të borxheve”.
”Ka shumë biznese që po presin se kur ka me pas një ndihmë për të mbijetuar ekonomikisht familja, e shumë të tjerë që po mendojnë për shpenzimet shëndetësore, pagesën e rrymës, e datën e këstit të kredisë”, shkruan Ahmeti.
Ahmeti madje kritikon politikanët që po humbasin kohë me akuza të pabaza ndaj njëri-tjetrit si rivalë partiakë, njofton Klan Kosova.
”Këtë, posaçërisht ju lus ta mendoni kur i humbni më shumë se tetë orë në ditë tu këqyr qysh me t’ia lëshojë një ‘kunxh’ partisë tjetër për me tregu qysh ju e keni pas mirë e ata keq”.
Ai shton se veprimet e tilla nuk arsyetohen, dhe sipas tij për shkak të situatës dhe interesit qytetar, deputetët do duhej të punonin pa ndalim.
”Më falni, por nuk ka kurrfarë arsyetimi për tu vonuar diskutimi dhe vendimi për pako ekonomike”.
”Ky Kuvend nuk ish deshtë me dal prej sallës deri ta kishte arritur kompromisin për një pako substanciale ekonomike”.
”Ditë e natë”, thotë i pari i Prishtinës, njofton Klan Kosova.
”Kur nuk merren vesh për 62 milionë – marrëveshje me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, sinjali është që gjasat të kalojë pako prej 1.2 miliard janë minimale”.
”Me rëndësi, pagat po ju ecin. Por si krejt politikanët, një ditë kemi me ec prej shpije e s’do t’ju dëgjojë askush. Qysh jeni duke vepruar, po shpresoj që ajo ditë vjen më shpejtë”.