Kryetari i LVV-së në Viti, Arsim Ademi së bashku me asambleistë dhe aktivistë të këtij subjekti, kanë bërë homazhe pran varrit të Dr. Feti Hetemit në 3 vjetorin e vdekjes së tij.
Regjioni i Anamoravës tre vite më parë humbi mjekun specialist, humanistin e devotshëm e aktivistin e zëshëm politik, Dr. Feti Hetemi.
Për ta nderuar jetën e veprën e tij, kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Viti, Arsim Ademi, së bashku me këshilltarët komunal, Liridona Bislimi e Sejdi Emini, si dhe anëtarë dhe aktivistë, sot bënë homazhe tek varri i tij në varrezat e qytetit.
Profesionalizmi, humanizmi dhe aktivizmi i tij në kohë lufte e paqe do të shërbejnë si motiv shtesë për të gjithë ne, që me përkushtim, me përgjegjësi e vendosshmëri të bëjmë më të mirën për vendin dhe popullin tonë.
Dr. Feti Hetemi (apo Doki siç e njihnin të gjithë) do të mbetet në histori si pishtari i humanizmit dhe shëndetësisë vitiase, i cili misionin e tij për shpëtim të jetëve e mbylli me vetëmohim, kur edhe shkoi në amshim më 19 gusht të vitit 2020.
Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Feti Hetemi!
Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Viti