Agim Ademi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për katër vite të tjera.
Pas votimit në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, u konfirmuar se Ademi do të jetë në krye të futbollit kosovar edhe për katër vite të tjera.
Me 42 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, Agim Ademi u zgjodh President i shtëpisë së futbollit vendor, duke vazhduar kështu mandatin e tij.
Në fjalën e tij para delegatëve, Ademi i falënderoi ata për besimin duke i kërkuar të jenë afër tij në vazhdimësi.
“Vota juaj është përgjegjësi për mua, është një obligim që nuk e marr për privilegj por obligim të madh. Këtë obligim nuk mundem me e kry pa juve, prandaj ju dua afër në çdo aspekt. Punën do ta bëjmë bashkarisht me Komitetin Ekzekutiv dhe me juve.
Edhe ata të cilët kanë mendim ndryshe janë klube tona, dhe besoj që do t’ia kthej besimin edhe atyre për një punë dhe angazhim të madh për futbollin”, tha ndër të tjera Ademi. /Gazeta Olle/