Punonjësit e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit tashmë janë të obliguar të mbajnë kartelat zyrtare identifikuese gjatë gjithë orarit të punës.
Vendimin për këtë masë e ka bërë të ditur më 13 nëntor drejtori i kësaj drejtorie, Elbasan Shabani.
Sipas Shabanit, vendosja e këtij obligimi synon të mundësojë identifikimin më të lehtë të zyrtarëve komunalë nga qytetarët, si dhe të rrisë përgjegjësinë institucionale gjatë ofrimit të shërbimeve.
Përmes kësaj mase, qytetarët do të kenë mundësi të dinë më lehtë se me cilin zyrtar po komunikojnë gjatë kryerjes së shërbimeve administrative në Komunën e Gjilanit.










