Drejtoria e Administratës e Komunës së Gjilanit, e ka mbyllur vitin 2025 me shumë punë të mira.
Ushtruesja e detyrës së drejtorit, Arbenita Sopi Haziri, tha se në Kuvendin Komunal, miratuan vendimin për largimin e gjobës për regjistrimin e mëvonshëm të lindjeve, për të mundësuar regjistrimin pa gjobë të fëmijëve tanë të lindur jashtë vendit.
Po ashtu kanë rikthyer në funksion e-kioskun e dytë, për shërbime sa më afër qytetarit.
“Transformuam hapësirat në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, vendosëm ashensorin në objektin e Administratës dhe vendosëm sportelin për persona me nevoja të veçanta”, tha Sopi Haziri.
U. d e drejtorit të Administratës, theksoi se në sektorin e Gjendjes Civile, janë ofruar mbi 92 mijë shërbime. Në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, janë pranuar mbi 100 mijë kërkesa.
Derisa tregoi se kanë organizuar dëgjimet publike për: Buxhetimin me Pjesëmarrje, Kornizën Afatmesme Buxhetore dhe Buxhetin 2026.
“Në korrik dhe gusht kemi punuar edhe të shtunave, me orar të zgjatur për mërgatën tonë. Falënderoj stafin e zyrtarëve për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe angazhimin e pandalshëm gjatë gjithë vitit, në shërbim të qytetarëve”, tha drejtoresha Arbenita Sopi Haziri.

