Adnan Januzaj është përshendetur me skuadrën e Real Sociedadit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, futbollisti shqiptar ka falendërur klubin dhe tifozët.
Januzaj nuk e ka treguar destinacionin, por me Real Sociedadin e ka mbaruar kontratën.
Ky është shkrimi i Januzajt:
Para pesë vitesh arrita në këtë qytet si fëmijë i frikësuar dhe zbulova familjen time të dytë. Gjatë rrugës jam mbushur me gëzime dhe trishtime. Me Real Sociedadin kam arritur gjithmonë të jem në elitën e futbollit evropian dhe kam fituar edhe një kup. Ju tifozë do të më mungoni shumë. Faleminderit Jokin, Olabe dhe Eric e ju kolegët e mi, Faleminderit