Të nderuar miq, të dashur bahkëatdhetarë! “Miku i mirë njihet në kohë të vështirë”, kështu thotë një fjalë e jona e urtë shqiptare! E theksova këtë për të kujtuar gjithë mbështetjen e madhe që z. Maxime Prévot ka dhënë ndaj komunitetit shqiptar këtu në Belgjikë, por edhe në shtetet tona amtare. Jo më kot është etiketuar edhe si “Miku i Shqiptarëve”, në qarqet shoqërore dhe politike këtu në Belgjikë, por edhe në Kosovë e Shqipëri .z. Prévot është njeri i fjalës dhe i veprës, që është gjendur pranë komunitetit shqiptar, gjatë gjithë kohës së ushtrimit të mandatit të tij, dhe jo vetëm në periudha elektorale, siç bëjnë shumë syresh.Ndaj ju ftoj t’a mbështesim Maxime Prévot si person dhe si alternativë, t’a votojmë atë dhe formacionin politik që ai kryeson CDH.Këto kanë dhënë prova në favor të shqiptarisë këtu në Namur dhe në vendet tona amtare, prandaj besoj se të gjithë ne, na bie si përgjegjësi ti mbështesim me votat tona, për të siguruar vazhdimësinë në projektet që janë në zbatim në favor të komunitetit shqiptar.
Me respekt,
Adnan Rexhepi