Adoleshenca është periudhë e zhvillimit me ndryshime intensive biologjike, psikologjike dhe sociale.
Periudha e adoleshences përcillet me pyetje se kush jamë unë, cili është identiteti im social, moral, si perceptohem në raport me të tjerët, cilat janë aftësit e mia, etj.
Kjo periudhë manifestohet edhe me shumë probleme të tjera apo çrregullime si gjendje stresi, depresion, ankth, mungesë vetbesimi, vetëvlerësim i ulët, ndjenjë inferioriteti, gjendje anksioze, sjellje impulsive emocionale etj., për çka mund të shfaqet edhe kriza e identitetit apo adoleshenti në kërkim të identitetit.
Për çdo adoleshent ekzisotjnë 3 çështje shumë relevante:
• Të gjesh një identitet tëndin, ndryshe nga të tjerët
• Të integrohesh me moshatarët dhe të pranohesh nga ata
• Nevoja për të qenë i pavarur
Adoleshentët eksplorojnë pavarësinë e tyre dhe zhvillojnë një ndjenjë të vetes.
Ata që marrin inkurajim dhe përforcim të duhur nëpërmjet eksplorimit personal, do të dalin nga kjo fazë me një ndjenjë të fortë të vetes dhe ndjenja të pavarësisë dhe të kontrollit.
Ata që mbeten të pasigurt për besimet dhe dëshirat e tyre, do të ndihen të pasigurt dhe të hutuar për veten dhe të ardhmen.
Kur psikologët flasin për identitetin, ata i referohen të gjitha besimeve, idealeve dhe vlerave që ndihmojnë në formimin dhe udhëheqjen e sjelljes së një personi.
Plotësimi i kësaj faze me sukses, çon në besnikëri, të cilën psikologu (Erikson) e përshkruan si një aftësi për të jetuar sipas standardeve dhe pritjeve të shoqërisë.
Shumë prindër e kanë të vështirë, madje ndonjëherë edhe të pamunudar, që t’u flasin fëmijëve të tyre adoleshentë për sfidat, krizat dhe problemet të cilat paraqiten në këtë fazë, po ashtu të vështirë edhe gjetjen e ndonjë forme dhe mënyre të komunikimit në raport me të të rinjtë.
Po ashtu është evidente se në mënyrën e komunikimit në raport me adoleshentet stilet e prindërimit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si komunikojnë, sa e kuptojnë botën e adoelshentit, që t’i kupotjnë ndjenjat dhe emocionet e tyre, përvojat e tyre qofshin ato pozitive ose negative etj.
Mënyra e komunikimit me adoleshentet duhet të jetë racionale, jo gjykuese, jo lënduese, por informuese, këshilluese dhe vetedjiesuese lidhur me ecurinë dhe sfidat të cilat ka adoleshenti para vetes.
E rëndësishmë me adoleshentin është komunikimi i cili duhet të përmbajë: qëllim, mesazh dhe ndikim.
Qëllimi përbën syninim që qëndron mbas fjalës së folësit dhe ku doni të dilini me mesazhin tuaj dhe për të cilën është brengosëse, shqetësuese dhe sfiduese për adoleshentin.
Pjesa e dytë e komunikimit është vetë mesazhi; mendimet e shprehura me fjalë për të cilën adoleshenti mund të shprehet, elaborojë shqetësimet, ndjenjat, emocionet dhe pretendimet e tij.
Si dhe pjesa e tretë, ndikimi që mund të quajmë ndryshe interpretimi i mesazhit.
Duke e përdorur gjuhën e duhur, mesazhi juaj do të arrijë qëllimin e tij.
Kur ndikimi i mesazhit nuk i përgjgijet synimit, përpiquni të metakomunikoni, që do të thotë komunikim rreth komunikimit për të cilën adoleshenti sfidohet dhe ballafaqohet.
E rëndësishme dhe e dobishme është që këshillat dhe rekomandimet me të rinjtë të jenë menaxhuese, lehtësuese për mënyren e tejkalimit të krizave si dhe duke ngritur shendetin mendor dhe emocional po ashtu në sfidat me të rinëjt shërbimet profesionale psikologjike ndikojnë dukshëm në gjendjen psiko-emocionale, duke ngrit vetëbesimin, vetëvlerësimin, menaxhimin e stresit si dhe tejkalimin e depresionit dhe ankthit.
Ma. Sc. Besnik Sherifi
Specializant i psikologjisë klinike!