Nga Emrush Shkodra
Sic po shihet, një lëvizje e pa matur dhe pa u konsultuar me pjesën profesionale dhe me kompetencë në lëvizjet përbrenda institucioneve, do të shkakton një kaos ligjor. Si pasojë e kësaj, provokimi i krizave sociale duke prekur shtresa të ndryshme të punëtorëve të sektorëve të ndryshëm bën që Ngavendi një kohë nuk do të mund të kthehej në binar, e mos të flasim për përparim të institucioneve.
Është më kotë mburrja më shtrimin e rrugëve, ligjin për ushtrinë, tarifat, ligjin për pagat etj. Duke u munduar të arrihen disa objektiva më madhore, janë trazuar disa koncepte tjera, që jo vetëm që qeveritë e ardhshme do të kenë problem, por siç po duket edhe vet vendi do të kalojë në një fazë tejet delikate, për të mos thënë të rrezikshme.
Stërngarkimi i institucioneve më nëpunës, rritja e pagave të stafit qeveritar, rritja e çmimeve, shpenzime enorme nëpër darka, udhëtime, gardëroba, pajisje teknologjike, derivate, mos rangimi adekuat i profesionistëve në koeficientin e të ardhurave, degradimi i arsimit, shëndetësisë, sektorit privat etj. Janë të gjitha këto akumulime, që kanë pësuar rënie, dhe kanë rritur pakënaqësinë e resorëve që të jepet përshtypja që e kanë më të drejtë.
Mos përfshirja e gradave shkencore në koeficientin e ligjit të pagave është një nonsens, dhe është pothuajse de motivim për pjesën intelektuale e cila shfaq dëshirën për të vazhduar më shkollim superior, duke ju mbyllur hapësirat për vullnet të mëtutjeshëm të shkollimit, pasi veç bachelor, fakultet 4 vjeçar, master doktor janë barazuar.
Injoranca e nivelimit të pagave
Është plotësisht e pakuptueshme dhe injorante se në çfarë mënyre ka ngelur rangimi i një mësuesi fillor (nga klasa e parë), aty është baza e një fëmije që merr hapat për jetën që do e pres në vazhdim.
Është po ashtu e papranueshme dhe vendim i gabuar që qeveria dhe qeveritë në ardhje, si skemë për rregullimin e jetës së qytetarëve të kenë parasysh vetëm sektorin publik më vartësit e saj.
Po thuajse vendimi për rritjen e pagave në sektorin publik, i pa balancuar me zhvillimin e jetës së qytetareve në vendin tonë ka qenë një vendim tejet de motivues, dhe një grusht i rënde për sektorin privat.
Sektori privat është arka, ku shteti mbledh të hyrat për mirëqenien e radhëve të gjata të resorëve publik.
Një punëtor shëndetësor nga sektori publik do të paguhet gati përgjysmë më pak nga ai privat, me gjithë kushtet që ofron shërbimi privat që dallon shumë nga ky i tashmi publik.
Pra, profesionistët do të paguhen përgjysmë më pak te sektori privat tek ai që bën të njëjtën punë në institucione shtetërore.
Kur kihet parasysh etapa të vështira që po kalon biznesi në Republikën e Kosovës, atëherë lehtë e kuptueshme që nuk janë të përballueshme rritja e pagave në sektor të caktuar privat. Nëse do të ketë rritje pagash ka në sektorin publik, rrjedhimisht do të ketë edhe rritje çmimesh.
Atëherë, detyrimisht dhe në pamundësi që të fiton një vend pune në sektorin publik, paga më e ultë në sektorin privat, një punëkërkues do të kërkon dhe do të vazhdon më aplikimin e vizës së punës në një nga vendet perëndimore.
Fuqia punëtore në rënie
Pashmangshëm fuqia punëtore do të bie në Kosove, ku më së shumti do të goditën subjektet afariste. Por më rënien e biznesit, do të stagnon ngritja ekonomike, do të vazhdon me rënie të buxhetit të shtetit, dhe për pasojë shteti në mungesë të mbushjes së arkës, do të detyrohet në uljen e pagave pas disa kohësh, njëjtë siç po përjeton rastin shteti Italian dhe Grek, e ndonjë tjetër në Evropë.
Është për çudi, se si me aq lehtësi ky ligj ka kaluar pjesën e ligjvënësve të Republikës, pra ligji si tërësi dhe pa ndonjë vërejtje kalon më shumicën e nevojshme.
Ligji për pagat pastaj shkon te presidenti, ku ai nuk e nënshkruan, mendoj se ka qenë një lëvizje e zgjuar, për shumë arsye dhe e kthen mbrapsht .
Pas një pauze të pa arsyeshme, avokati i popullit angazhohet dhe e dërgon në kushtetuese ligjin për paga, ku edhe veprimi i avokatit të popullit mendoj se ishte plotësisht në anën e popullit, saqë për një pjesë dërrmuese për të mos thënë shumica e fuqisë punëtore e popullit nuk jetojnë nga të ardhurat publike.
Pra Republika e Kosovës, nga dy vite të qeverisjes dhe për këto dy vite të këtyre ligjvënësve, kane sjellë shtetin tonë para një kolapsi institucional, rreziku të madh të krizave sociale, dhe një
rënie drastike të bërit biznes këtu.
Sindikatat e resorëve të caktuar janë aktivizuar më presionin e tyre për realizimin e kërkesave të tyre në ngritjen e pagës, dhe pjesa tjetër e popullatës po vazhdojnë të ikin si pasojë e mos durueshmërisë ekonomike dhe sociale.
Jemi futur në një rrugë pa krye. Sindikalistët protestojnë, kurse qeveria është në ikje, rrjedhimisht grevat vazhdojnë, kurse adresa që mundet të ju jap përgjigje tashmë është in aktive.
Qeveria mund të shkon më muaj në mos konstituimin e dikastereve të saja, kurse grevistët do të vazhdojnë deri sa të mërziten vetvetiu, sepse nuk ka institucion që do të ju jap një përgjigje./Infosot/