Aktorja e mirënjohur dhe deputetja Adriana Matoshi ka shënuar një tjetër sukses politik në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, duke grumbulluar gjithsej 31,369 vota nga qytetarët.
Me këtë rezultat, Matoshi tashmë është bërë pjesë e Qeverisë Kurti 3, si dhe e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, ku do të ushtrojë mandatin e saj për një periudhë katërvjeçare.
Ky nuk është angazhimi i parë politik për Adriana Matoshin. Ajo edhe më herët ka qenë pjesë e qeverisjes Kurti, si dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, ku është dalluar për angazhimin e saj në çështje sociale, kulturore dhe në përfaqësimin e zërit qytetar.
Rikthimi i saj në Kuvend konfirmon besimin e madh që elektorati i ka dhënë Matoshit, duke e renditur ndër figurat më të votuara dhe më të përkrahura në këto zgjedhje./Radio Star/

