Gazetari Adriatik Kelmendi, ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti.
Në një reagim të tij, Kelmendi, përveç dorëheqjes, nga deputetja Hoti, kërkon kthimin e parave dhe kërkimfalje.
Kjo pasi që, siç shkruan Kelmendi; tash rasti më i turpshëm prej krejt deputetëve që kanë shpenzuar për karburante kinse për udhëtim është ai i një deputeteje e cila pasi që u zbulua se ka marrë 810 euro para “për udhëtim nga Prizreni”, reagon duke e fshehur Prishtinën si vendbanim nga profili i saj në rrjetin social në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Dorëheqje, kthim i parave dhe kërkimfalje!
E tash rasti më i turpshëm prej krejt deputetëve që kanë shpenzuar për karburante kinse për udhëtim është ai i një deputeteje e cila pasi që u zbulua se ka marrë 810 euro para “për udhëtim nga Prizreni”, reagon duke e fshehur Prishtinën si vendbanim nga profili i saj në rrjetin social në Facebook.
Pra, ajo tregon se do të vazhdojë të mashtrojë.
Mashtrimi i parë është se duke qenë me vendbanim në Prishtinë merr kompensim për udhëtim. Mashtrimi i dytë – se e heq nga Facebooku vendbanimin në Prishtinë dhe lë vetëm si vendlindje Prizrenin, pasi që është zbuluar dallaverja.
Mashtruese recediviste.
Kjo duhet të japë dorëheqje qysh sonte nga posti i deputetes, të kërkojë falje dhe t’ia kthejë buxhetit të shtetit paratë!
Si dhe partia të distancohet nga ajo.
Çdo veprim tjetër është në shumë aspekte shumë problematik, thënë së buti!