Në aeroportin e Baselit shumë qytetarë, që kishin për të fluturuar për në Prishtinë, janë kthyer prapa pasi fluturimet janë anuluar pa paralajmërim në Euroairportin Basel-Mulhouse.Avionët e tjerë për në Prishtinë ishin plot. Një tjetër fluturim nga kompania ajrore ALK (Boing B737-300), një kompani bullgare, dështoi.
Mbi 300 pasagjerë që kishin destinacion Prishtinën mbetën në pritje, raporton gazeta zvicerane Blick.Njëri nga udhëtarët që mbeti pa udhëtuar ishte edhe M. Krasniqi, i cili tha se ka fëmijë që qajnë dhe pasagjerë që vazhdojnë të përpiqen të kontaktojnë me operatorin e tyre të fluturimit.
Euroaeroporti nuk dha asnjë arsye për anulimet.