Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka dorëzuar tek shtetet anëtare draftin e ri të tekstit për liberalizimin e vizave për Kosovën por datën e zbatimit e ka lëvizur për një muaj, përkatësisht nga nëntori në dhjetor të vitit të ardhshëm.
“Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet vetëm nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se më 1 dhjetor 2023.”, thuhet në draftin më të ri.
Me këtë edhe ka nisur procedura e heshtur e cila nënkupton procedurë të thjeshtësuar të miratimit ku ipet një afat i caktuar kohor për reagim të mudnshëm të shteteve anëtare.
Me këtë rast, nëse deri të mërkurën më 16 nëntor në orën 2, nuk reagon, përkatsisht kundërshton asnjë shtet anëtarë i Bashkimit Evropian, atëherë konsiderohet se teksti në fjalë është miratuar dhe dosja e vizave kalon në nivel politik.
Shtryerja për një muaj nga burimet diplomatike shpjegohet me faktin se 1 nëntori në agjendën e BE-së akoma qëndron si afat i mundshëm kur ETIAS duhet të jetë plotësisht funksional dhe me këtë rast edhe hyn në fuqi liberalizimi i vizave.
Në rast të shtyerjes së sërishme të ETIAS-it, atherë lejohet që kosovarët të lëvizin lirshëm më së voni më 1 dhjetor në mënyrë që çështjet eventuale teknike në nivel evropian të mos cënojnë lëvizjen e lirë për shtetasit Kosovar.
Nëse teksti miratohet më 16 nëtor, i njëjti kalon fillimisht tek ambasadorët e shteteve anëtare e më pas nisë i iashtuquajturi trialog, ku përfshihen të gjitha instituionet evropiane, Komsiioni Evropoian, Parlamenti evropian si dhe Keshilli i ministrave të BE-së.
Parlamenti Evropian dhe ministrat duhet sërish të votojnë për liberalizim.
Parlamenti Evropian me vite ka qenë në favor të liberalizimit, ndërsa në Këshill të BE-së votimi bëhet me shumicë të kualifikuar që nënkupton votën e 55 për qind të shteteve e të cilat reflektojnë 66 për qind të popullatës së përgjitghshme të Bashkimit Evropian.
Presidenca çeke Akoma është optimiste se të gjitha procedurat legjislative mund të përfundojnë deri në fund të këtij viti.