Qeveria e Kosovës ka vendosur ta shtyjë afatin për regjistrimin e popullsisë deri më datën 24 maj.
Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike, pas kërkesave nga disa komuna.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën, me kërkesë të komunës së Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës, Skenderajt, Obiliqit, Ferizajt, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Gjakovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave deri me datën 24 maj 2024. Sipas propozimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prej datës 18 deri më 24 maj 2024, regjistrimi/intervistat do të zhvillohen vetëm nga stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i cili do të mbulojë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet një individ apo ekonomi familjare që për çfarëdo arsye nuk mund të regjistroheshin më herët.”, thuhet në vendim shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kurse afati për regjistrim nga diaspora është shtyrë deri më 31 gusht.
Njoftimi:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën, me kërkesë të komunës së Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës, Skenderajt, Obiliqit, Ferizajt, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Gjakovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave deri me datën 24 maj 2024.
Sipas propozimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prej datës 18 deri më 24 maj 2024, regjistrimi/intervistat do të zhvillohen vetëm nga stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i cili do të mbulojë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet një individ apo ekonomi familjare që për çfarëdo arsye nuk mund të regjistroheshin më herët.
Ndërkaq, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, regjistrimi i diasporës, përmes portalit eDiaspora shtyhet deri më datën 31 gusht 2024.
Për më shumë detaje, Agjencia e Statistikave të Kosovës do të dalë me një komunikatë dhe do të bëjë publik planin e veprimit për periudhën e regjistrimit shtesë nga data 18-24 Maj, 2024.
Ndryshe, Agjencia e Statistikave të Kosovës, të hënën njoftoi se deri më tani janë regjistruar 1.420.148 qytetarë.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati, tha se në tërësi procesi ka shkuar mirë, por disa komuna kanë kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit. Nuk dihet ende nëse procesi do të shtyhet.
Pa përfshirë diasporën, Kosova pritet t’i ketë rreth 1.5 milion banorë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. “1.5 milionë banorë pritet t’i ketë Kosova pa përfshirë diasporën”, ka deklaruar Kastrati.
Regjistrimi po bëhet trembëdhjetë vjet pas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë. Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.
Këtë herë, procesi u zhvillua me disa ndryshime. Ai u zhvillua t edhe në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe përfshin formularë shtesë për dëmet e luftës.
Me ligj, secili qytetar duhet të regjistrohet dhe të ofrojë të dhëna të sakta. Vetëm në dy pyetje që ju parashtrohen, kanë të drejtë të mos përgjigjen, ato për religjionin dhe etninë.
Kushdo që e bojkoton procesin rrezikon të gjobitet nga 20 deri në 2 mijë euro, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Rezultatet preliminare të regjistrimit pritet të publikohen brenda tre muajve.