Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes.
Në raportin e IKSHPK-së theksohet se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763.
Kujtojmë se pritet që Kosova t’i sigurojë mbi 100.000 vaksina anti-COVID, Pfizer/BioNTech, në periudhën nga muaji prill deri në fund të qershorit.
Lajmi u konfirmua mbrëmë nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.