Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1,941 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.
Policia poashtu njoftoj se dje ka arrestuar 16 persona. 12 prej tyre janë dërguar në ndalimpolicor.
Kujtojmë se, nga muaji prill në Kosovë ka filluar zbatimi i Ligjit të ri për rregullat e trafikut rrugor pasi Ligji është votuar në Parlament dhe është dekretuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 11.03.2024.