Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 915 gjoba trafiku, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas komunikatës për medie, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 39 me dëme materiale.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona dhe gjashtë janë dërguar në mbajtje.