Monedha prej 2 eurosh dhe kartëmonedha prej 50 eurove, janë më të falsifikuarat në muajt e parë të vitit 2021.
Janë të pakta tiparet, që e dallojnë falsin nga origjinali.Është kjo monedha falso në vlerë dy euro, e cila në muajt e fundit, u nxori më së shumti punë ekspertëve të forenzikës.Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2021, afër 5 mijë monedha në vlerë të tilla, erdhën në Divizionin e Dokumenteve dhe dorëshkrimeve në Agjencinë e Forenzikës së Kosovës.Por, si mund të dallohet një monedhë fals nga ajo origjinal?Në numër të madh në muajt e fundit në Kosovë, po qarkullojnë edhe paratë e letrës.
Edhe për kartëmonedha, nevojiten këto pajisje, për dallimin e falsit nga origjinali.Por, sipas Feriz Selimit, specialist i lartë për dokumente dhe dorëshkrime, janë edhe disa tipare, nga të cilat qytetarët mund ta dallojnë paranë fals pa pasur nevojë për mjete të tjera.E në disa raste sipas specialistëve, duhet edhe përdorimi i mikroskopit.