Të nderuar miq!
Ju njoftoj se tani më është botuar teksti “Hyrje në të drejtën penale” Botimi i tretë, i cili tekst është përpiluar duke ju referuar dispozitave ligjore të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës.
Siç kemi vepruar edhe më parë, edhe ky tekst do t’i shpërndahet falas studentëve, juristëve, bibliotekave dhe institucioneve tjera relevante në Kosovë.
Lexim të këndshëm!