Në Ditët e Gjyqësorit 2025, z. Afrim Shala nga Gjykata Supreme paraqiti botimin e ri me raste të përzgjedhura, një material që synon ta bëjë praktikën gjyqësore më të qasshme dhe më të kuptueshme për publikun dhe profesionistët e drejtësisë.
Gjatë prezantimit, ai theksoi se ky botim mbledh raste që gjykatat i hasin shpesh dhe ofron një pasqyrë më të qartë se si arsyetohen vendimet dhe si ndërtohet qëndrueshmëria në praktikë. Përmbledhja shërben si ndihmë për gjyqtarët dhe juristët në punën e tyre të përditshme, por edhe si mjet transparence për qytetarët që kërkojnë ta kuptojnë më mirë funksionimin e sistemit.
Z. Shala vlerësoi punën e gjyqtarëve që kanë kontribuar në këtë botim dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të praktikave që rrisin qasjen dhe besueshmërinë në drejtësi.
#DitetEGjyqesorit #GjykataSupreme #KGJK #drejtësia









