Pandemia koronavirus e ka vështirësuar gjendjen në spitalet kosovare.
Sipas raportit të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, 277 persona të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar në spitalet kosovare, transmeton Indeksonline.
Klinika Infektive në Prishtinë gjithsej po trajton 54 pacientë, pas tyre vjen Spitali i Prizrenit që po trajton 52 pacientë.
Gjithësej, gjashtë persona në Kosovë janë duke u trajtuar me respiratorë.