393 pacientë të konfirmuar me koronavirus janë duke u trajtuar nëpër klinikat dhe spitalet e Kosovës.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë në raportin e përditshëm, në respiratorë janë 11 pacientë, ndërsa me oksigjenoterapi po trajtohen 332.
Në QKUK janë duke u trajtuar 147 persona të konfirmuar me COVID-19, 29 negativë dhe 16 pacientë të pakonfirmuar.
Sa i përket spitaleve të përgjithshme nëpër rajonet e Kosovës, janë duke u trajtuar 246 pacientë të konfirmuar me koronavirus. 18 janë raste të konfirmuara negative e 37 pacientë të pakonfirmuar.
Spitali me më së shumti pacientë është ai i Pejës, me 49 të konfirmuar me COVID-19. Në spitalet rajonale janë pesë pacientë në respiratorë e 207 me oksigjenoterapi.