Presidenti i FFK-së, ishte sonte në Roganë për të shikuar nga afër “Turneun tradicional në futboll të vogël në Roganë”.
Jo vetëm i pari i FFK-së ishte prezent në Roganë, por dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Turneu në Roganë, për 27 ditë radhazi mlodhi numër të madh të tifozëve të futbollit, me një organizim briliant nga stafi i Rogana 2022.
48 ekipe shqiptare nga të gjitha trevat, arritën të dhurojnë spektakël duke i argëtuar një numër të madh të tifozëve, që ishin të pranishëm në të gjitha ndeshjet.
Ndërsa më poshtë mund të shikoni postimin e plotë të Agim Ademit:
Turneu tradicional në futboll të vogël në Roganë edhe një herë dëshmoi masovitetin e këtij sporti dhe dashurinë e madhe që kanë të rinjtë e Kosovës për futbollin.
Sonte kisha kënaqësinë të isha i pranishëm në fazën finale të këtij turneu, e ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
Edhe kësaj radhe ky turne u konfirmua si një festival i vërtetë futbolli, i cili për 27 ditë radhazi mblodhi numër të madh të dashamirëve të futbollit jo vetëm nga kjo trevë, por edhe më gjerë.
48 ekipe pjesëmarrëse, 6 prej të cilave nga Lugina e Preshevës i dhanë hijeshi garës, teksa numri i madh i tifozëve, shumë prej të cilëve bashkatdhetarë, e madhështuan këtë event.
Përgëzoj organizatorët e turneut dhe i inkurajoj ta vazhdojnë këtë traditë, ngase nga futbolli spontan gjithmonë kanë dalur emra të njohur të futbollit.
#BashkëPërFutbollin