Ilaz Mjaku dhe Armend Misini kanë marrë sot mbështetje unanime nga delegatët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Ferizajt, respektivisht të Gjilanit, për t’u propozuar si anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin e ardhshëm 2026–2030.
Kandidaturat e tyre do të paraqiten për votim edhe në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili do të mbahet më 5 shkurt.
Angazhimi i vazhdueshëm dhe kontributi në regjionet përkatëse, në shërbim të klubeve dhe zhvillimit të futbollit, janë vlerësuar lart nga delegatët e regjioneve, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre ndaj Mjakut dhe Misinit.










