Në prag të finales së madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, pata kënaqësinë të mirëprisja në një darkë tradicionale delegacionin e lartë të Federatës Turke të Futbollit, të kryesuar nga presidenti İbrahim Ethem Hacıosmanoğlu.
Pjesë e kësaj darke ishin edhe personalitete të shquara të futbollit ndërkombëtar, si Servet Yardımcı, ish-anëtar i KE të UEFA-s, Marcelo Balboa, Legjendë e FIFA-s, si dhe përfaqësuesit e FIFA-s, Ben O’Neill e Richard van Poortvliet, por dhe mysafirë tjerë nga Turqia.
Kjo mbrëmje në prag të kësaj ndeshjeje historike rikonfirmoi lidhjet e forta dhe vlerat e përbashkëta që na bashkojnë në rrugëtimin tonë.
Me respektin më të lartë për miqtë nga Turqia dhe me dëshirë për një lojë ‘fair-play’ dhe spektakël, uroj që festa e nesërme t’u takojë Dardanëve.
Kupa e Botës ka qenë ëndrra e shumë gjeneratave dhe një arritje e tillë do të përbënte promovimin më të madh ndërkombëtar për Kosovën. 🇽🇰🤝🇹🇷
Forca Kosovë, të priftë e mbara!

