Nënkryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Agim Aliu ka përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjen e 9 shkurtit.
Aliu në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së që kanë kontribuar në këto zgjedhje.
Lexoni të plotë postimin:
Të dashur bashkëqytetarë!
Procesi zgjedhor dje, kaloi qetë e pa incidente. Kjo është merita juaj, është tregues i qartë i demokracisë, kulturës e pjekurisë politike.
Rezultatet paraprake, tashmë kur kanë mbetur edhe pak vendvotime në numërim, nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje së cilës i uroj fitoren.
Faleminderit juve bashkëqytetarë që kontribuat për këtë proces zgjedhor model, të lirë e demokratik.
Faleminderit anëtarëve e përkrahësve të PDK-së për mbështetjen e jashtëzakonshme.
Kosova mbi të gjitha! Na presin shumë punë për më të mirën për qytetarët!