Ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar sërish për ngjarjet në veri.
Me një foto nga Ura mbi lumin Iber, Bahtiri i ka reaguar presidentit serb, Vuçiq, duke i kërkuar të mos manipulojë me qytetarët e veriut, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë:
Serbia dhe udhëheqësit e saj po kërkojnë me ngulm destabilizim të situatës në Veri të Kosovës.
Z. Vuçiq,
• Të lutem, lëri të qetë fëmijët të shkojnë lirshëm në qerdhe nesër; mos ia fikni dritën e së ardhmës së tyre;
• Lëri të qetë nxënësit që të vijojnë mësimët në shkolla; na lejoni t’i tregojmë atyre se paqja nuk arrihet me armë, por duke i dhënë secilit atë që meriton.
• Mos tentoni t’i bëni për vete qytetarët serbë në veri të vendit, duke i frikësuar me anë të bandave kriminale.
• Mos tentoni që të mbillni krim e keqbërje në një territor që nuk është i juaji dhe që s’do të jetë kurrë.
• Mos i kushtëzoni serbët e veriut, lejoni edhe ata që t’i zhvillojnë veprimtaritë e tyre ashtu siç dinë dhe duan.
• Nuk iu takon juve që të kërcënoni, kur i dëmtuari nuk jeni ju.
• Mos tentoni të kristalizoni dhunë në kokat e serbve të veriut, sepse ata dëshirojnë një jetë të qetë dhe pa probleme, dhe shteti i Kosovës ua mundëson këtë në formën më të mirë.
• Ne duam qetësi dhe rehati për të gjithë, por kjo nuk do të thotë që do të vazhdojmë t’u perulemi planeve tuaja keqbërëse.
• Mos na e nëpërkëmbni krenarinë, sepse këtë nuk do ta lejojmë por do të jemi bashkë për të mbrojtur gjithçka që është e jona.
AB