Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është deklaruar për zhvillimet e fundit në veri të venditi.
Ai ka thënë se ka dalë në terren pas tensioneve të krijuara.
“Jam tu e percjellë, në terren jam.I ftoj qytetarët që ta mbajnë qetësinë. Lus qytetarët që të mbajnë qetësinë absolute dhe t’i lejojnë organet e shtetit dhe drejtësinë që të merren me punën e tyre”, ka thënë ai për Nacionale.
Bahtiri tutje ka shtuar se po krijohet panikë e panevojshme, derisa tha se “arusha me tupan nuk tutet”.
“Është ndezur alarmi, shumica prej qytetarëve nuk po i përgjigjen, si më parë. Po dëshirojnë të krijojnë panikë të panevojshme sepse në fund të fundit, arusha me tupan nuk tutet. Deri në këtë moment është qetë dhe po besoj që do të jetë kështu”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Policia e Kosovës pak më parë ka konfirmuar se ka mbyllur pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje për qarkullim udhëtar.