Shkruan:Fatmir Kastrati
Agim Ramadani- Katana
Mallkuar qoftë gjaku im
Nëse Kosovës duke dalur ia shoh tymin
Po vi nga Zvicra moj Koshare
Kosovës tia thej kufinin
A mjafton të presim lirinë
Dhe nuk e dimë se kur do të vij
Mallkuar qoftë gjaku im
Nëse nuk ia thej kufirin, nënës Shqipëri.
Dhe mos të mendoj dikush se ai ka vdekur
Ne dukemi të gjallë por jemi të vdekur
Ashtu siç të thirri Kosharja, Agim
Veriu është duke qarë për ty, o trim
Thonë se shkove me plan në duar
Atë tokë shqiptare për ta çliruar
E neve kur për të ty të na mer malli
Duhet ta kujtojmë që nuk tu realizua ideali
Po, kur u ktheve asgjë nuk ishte si më parë
Largove makthin që ne çdo natë e kishim parë
“Qentë e lagjes” tu vërsulen ashtu siç e parashikove
Por në Koshare vendin atyre ua tregove
Kur u kthyem ashtu siç tha
Ti ishe një jetë tjetër
Ne edhe pse të gjallë
Jemi të gjithë të vdekur