I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Nehat Ramadanit, një veprimtari të kahershëm të çështjes kombëtare, një punëtori të zot e një qytetari të kulturuar e plotë entuziazëm.
Kam punuar me Nehatin, dhe mund të them se ishte njëri ndër bashkëpunëtorët më të mirë, e të cilit asnjëherë nuk i ka interesuar pozicioni politik, gjithnjë ishte në shërbim të qytetarëve.
Ngushëllime familjes Ramadani dhe të gjithë atyre që patën fatin të punojnë dhe ta njohin Nehatin.
U prehsh në paqe Nehat!
AZ