Gjilanit iu shtua edhe një doktor shkence, e ky është Agim Zuzaki, i cili mbrojti temën “Transferimi i njohurive inovative përmes teknologjisë informative dhe komunikimit”.
Agim Zuzaku përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se sot pas një pune të gjatë disa vjeçare përmbylli me sukses rrugëtimin e tij akademik, ku mori titullin Doktor Shkence.
Ja postimi i plotë:
Sot pas një pune të gjatë disa vjeçare hulumtuese përmbylla me sukses edhe këtë rrugëtim akademik ku mora titullin Doktor Shkence, në fushën e Menaxhimit të Njohurive dhe Teorinë e Informacioneve. Në prani të komisionit shkencor në krye me Prof. Dr. Gosho Petkov dhe anëtarëve të tjerë, mbrojta disertacionin me temë “Transferimi i njohurive inovative përmes teknologjisë informative dhe komunikimit”. Falënderoj familjen për durimin që patën dhe falënderoj shoqërinë për përkrahje që unë sot të marr këtë titull.