Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku, përmes një shkrimi ka thënë se nuk ka vdekje që përjetohet lehtë, ikja e hershme e Artan Bunjakut, krijojnë boshllëqe në rrethe ku jetojnë e veprojnë.
Shkrimi i plotë:
Nuk ka vdekje që përjetohet lehtë, pavarësisht moshës, por disa janë më të dhembshme për shkak se krijojnë boshllëqe në rrethe ku jetojnë e veprojnë. E tillë është ikja aq e hershme në amshim e profesorit, matemacientit, gazetarit dhe mikut tonë, Artan Bunjaku.
Ngushëllime familjes Bunjaku, kolegëve të profesorit, nxënësve dhe tërë Gjilanit.
U prehsh në paqe, profesor!
AZ