Për shkak të rrethanave me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri e si shtet, dhe mbarë njerëzimi si pasojë e pandemisë Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, nuk ka mundur të organizoj një proces të brendshëm zgjedhor, andaj sot mblodhëm Këshillin Drejtues të degës në Gjilan i cili zgjodhi kryetarin e saj. Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Gjilan, më votë unanime ka zgjedh kryetar të degës, Agim Zuzakun”, ka bërë me dije Ardian Azemi nga Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan.
Kujtojmë se Agim Zuzaku ka qenë nënkryetar i AAK-së në Gjilan dhe ish drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit nga radhët e këtij subjekti politik.
Zëdhënësi Azemi ka ofruar të dhëna për kryetarin e ri të AAK-së së Gjilanit, si më poshtë.
Kush është Agim Zuzaku?
Të gjithë e njohin si ish-Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit. Zuzaku ka shërbyer si drejtor në periudhën 2015-2018, ndërsa ishte edhe Kryetar I Klubit të Volejbollit “Drita”, dhe punëtor sportive për vite me radhë. I lindur më 21 shkurt 1979, i martuar dhe ka një vajzë.
Është ekonomist i diplomuar, tani në procedurat përfundimtare për titullin Doktor I shkencave në fushën e menaxhimit. Përveç Gjilanit, Zuzaku njihen edhe më gjerë si Asistent shumë vjeçar i Profesorit tanimë të ndjerë, Dr. Rifat Blaku, në lëndët; Ekonomi e Resurseve, Ekonomia e Kosovës dhe BE-së, dhe Menaxhimi i Resurseve Njerëzore. Aktualisht është Këshilltar Politik I ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.
Karriera e tij fillon në vitin 2000 duke menaxhuar projekte në organizatën jo qeveritare QHMNR, pastaj nga viti 2005 në administratën publike, duke menaxhuar Zyrën për Bashkëpunim me Donatorë dhe Investitorë e më pas edhe Zyrën për Integrime Evropiane në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave. Zuzaku ka qenë edhe Këshilltar Politik në Ministrinë e Administratës Publike në vitin 2009-2011. Ndërsa, në sektorin privat ka menaxhuar kompaninë ESG e cila merret me konsulencë, trajnime dhe hartimin e studimeve të fizibilitetit. Karrierën politike e ka filluar në vitin 2005 fillimisht si nënkryetar i të rinjve të AAK, më pastaj sekretar i Degës së AAK-së në Gjilan, nënkryetar i Degës së AAK-së në Gjilan dhe anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së në nivelin qendror. Tani e tutje ai do të drejtojë Degën e AAK-së në Gjilan.