Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të mashtrimit që ka ndodhur në Gjilan.
Hashani ka thënë se a ankuesi ka raportuar në Policinë e Kosovës në Gjilan se është mashtruar nga një agjent, shitës i makinave “fshesa elektrike”, i cili ia kishte marrë fshesën elektrike, të blerë më parë nga kompania e tij në vlerë rreth 3000€, me pretekstin për t’ia zëvendësuara me një më të re.
Por, sipas Hashanit, ankuesi ka deklaruar se më pastaj nuk ia kishte kthyer më.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet për hetime të mëtejme.