Dhuna në familje është një nga problemet sociale që përcjell shoqërinë kosovare thuajse çdo ditë.
E në këtë drejtim roli i mediave për ta parandaluar atë bëhet edhe më aktiv ndërsa për të treguar sfidat dhe gjithë rëndësinë e saj ndaj këtij problemi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbanë sot punëtorinë me temën ”Roli i mediave në raportimin e dhunës në familje”, njofton Klan Kosova.
Ky debat është realizuar në bashkëpunim edhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë.