Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar që të ndalen kërcënimet ndaj burimeve të gazetarëve.
Ata kanë reaguar ndajë kërkesës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu për gjetjen dhe dënimin e personit që ka bashkëpunuar me mediet, pas publikimit të videos së vërshimeve ku faktohen kushtet jashtëzakonisht të këqija të mbajtjes dhe ruajtjes së barnave në Barnatoren Qendrore në QKUK.
Sipas AGK-së ky faktë paraqet censurë dhe shkeljeve të drejtave të punëtorëve si dhe ndikon drejtëpërdrejt në punën e mediave.
AGK gjithashtu ka thënë se se një gjë e till bie në kundërshtim me me ligjin për Mbrojtjën e Sinjalizuesve i cili sapo është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe pritet që brenda tetë ditëve të hyjë në fuqi.
Në reagimin e AGK-së gjithashtu thuhet se ata mbështesin fuqishëm punën profesionale të të gjitha institucioneve dhe beson në parimet bazë të profesionit .