Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka reaguar për fotografinë e bërë në sheshin “Ibrahim Rugova”, në të cilën shihen dy qifte femra, duke u puthur në buzë.
Kjo fotografi e blerë nga Ministria e Kulturës, është një nga 87 veprat e artit të cilat kushtuan gjithsej 300 mijë euro.
Reklama
Play
Loaded: 8.27%
Remaining Time -7:59
Unmute
×
Agusholli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se për fotografinë në fjalë, janë ndarë nga buxheti i Kosovës, 10 mijë euro.
Këtë veprim ai e ka quajtur dhunë psikologjike për fëmijët.
“Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt “arti”. Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu” seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë”, u shpreh Agusholli.
Reklama
Sipas tij, veprimet e tilla homoseksuale nuk duhet të paraqiten në publik.
“Askujt mbi këtë tokë nuk po i intereson çka bëni ju nëpër shtëpitë tuaja. Pse po besoni që keni kaq shumë relevancë?! Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë”, tha më tej ai.
Deputeti Agusholli konsideron se përkundër propagandës dhe fondeve milionëshe, për t’i dhënë shtytje këtyre veprimeve, nuk do të kenë sukses.
“Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati në fund zero. Për disa përshkrimi i punës: Ndjekim fonde”.
“Sqarim për fund: Te unë nuk pinë ujë: Cancel kultura, presioni, shantazhi e aq më pak ofendimet”, shkroi Agusholli.
Postimin e Agushollit, e ka shpërndarë deputeti tjetër i LVV-së, Eman Rrahmani, i cili është pajtuar me ato që ka thënë kolegu i tij.
Ndërkaq, deputetja Duda Balje, e ka kontestuar artin e fotografisë në fjalë.
“Epo hajde tani, kjo është një foto për të cilën ministria ka dhënë 10 mijë euro! Pa emocion ju pyes, se në cilën pjesë mund të shihet arti, kreativitet, bukuria këtu????”, ka shkruar Balje në Facebook. /Telegrafi/