Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), garon në këto zgjedhje me numrin 17 në listë, duke sjellë me vete përvojë, përkushtim dhe vizion të qartë për zhvillimin e vendit. Me një angazhim të dëshmuar në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik, Isufi synon të jetë zëri i përgjegjshëm i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet e përkushtuar për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me perspektivë të sigurt për të gjithë. Prandaj, ftojmë qytetarët që me votën e tyre ta mbështesin Ahmet Isufin – numrin 17 dhe AAK-në, për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

