Kandidati për deputet me numër 17, Ahmet Isufi, fton qytetarët të besojnë te veprat dhe jo te fjalët.
Isufi thekson se zhvillimi i Gjilanit dhe investimet e rëndësishme për qytetarët mund të arrihen vetëm përmes punës së përkushtuar dhe një qeverisjeje të përgjegjshme.
Statusi i plotë:
Besoni në njerëzit që lënë gjurmë me vepra.
Fjalët i merr era ndërsa veprat mbesin si dëshmi që ju i shihni e i prekni.
Liria, pavarësia, ushtria dhe veprat infrastrukturore e ndërtimi i shtetit kanë ndodhur nga njerëz që e duan dhe punojnë për vendin.
Aleanca me kryeministrin Haradinaj, ka treguar në praktikë si udhëhiqet në qeverisje duke qenë në shërbim të qytetarit, me investime të gjithanshme e këtë më së miri e dijnë qytetarët e Gjilanit sepse projektet e mëdha të nisura, qeveria që shkoi nuk i vazhdoi por veç i degradoi ato.
Përkrahja që iu dha Aleancës me rastin e shpalosjes së programit dhe listës më të mirë me kuadra që përfaqësojnë Gjilanin, tregon se qytetari po përcaktohet për ata që iu beson dhe që bëjnë vepra e jo për ata që kurrë s’ju dëgjua zëri për Gjilanin.
Qyteti jonë, ka nevojë ti rikthehet investimit e zhvillimit, të na japë mundësinë ti vazhdojmë projektet e mbetura përgjysmë si; autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë që ofron lidhjen me bashkëkombasit tanë në Kosovën Lindore, hyrje-daljet e qytetit, impiantin, zbatimin e vendimit për varrezat e qytetit e shumë projekte që e bëjnë ndryshimin e jetës së qytetarit.
Shumë punë na presin që të dalim nga kjo gjendje e stagnimit dhe izolimit dhe ndryshimin mund ta bëjmë bashkë, me një qeverisje të përgjegjshme e pragmatike që e ofron Aleanca në krye me kryeministrin Haradinaj dhe ekipin më të mirë që e nderon Gjilanin e Kosovën.
Në çdo rrethanë do të jemi krah jush dhe besimin do ta kthejmë me vepra.
#krahteje

