Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga AAK, me numër 17 në listë, ka vazhduar takimet me qytetarë në Verbicë të Zhegocit, vendi prej nga buroi liria.
Ai u prit me mikpritje dhe përkrahje të përzemërt, duke theksuar përkushtimin për zhvillimin e kësaj treve, rimëkëmbjen ekonomike dhe përkrahjen e vazhdueshme për malësinë e Zhegocit, në bashkëpunim me strukturat e AAK-së dhe udhëheqjen e Ramush Haradinajt.
Mikpritje dhe përkrahje e përzemërt në vendin prej nga buroi liria, në Verbicë të Zhegocit.
Ashtu siç ishim bashkë në kohët më të vështira krah njëri tjetrit, ashtu do të jemi edhe tani kur duhet ta vazhdojmë punën në autostradë e plotësimin e kushteve për rimëkëmbje në malësinë e Zhegocit kur kemi parasysh resurset bujqësore e të natyrës së mrekullueshme në këtë malsi.
Bashkë me Kryetarët e Gjilanit e të Artanës Nazim Gagica e Ajet Avdyli Nënkryetarin Selami Xhemajli e në prezencë të Gjeneral Agim Çekut, Prof. Veli Kryeziut, Elbasan Shabanit, kandidatë për deputetë të Kuvendit, u zotuam që të mobilizohemi në përkrahje të AAK-së në krye me Ramush Haradinajn dhe kandidatët tjerë nga Gjilani, Kushtrim Xhemajli, Lindije Vranovci- Matoshi dhe Mumin Morina.
Do të jemi krah kësaj treve sepse meriton një përkujdesje më specifike, për meritat e jashtzakonshme të luftës për liri.
Faleminderit për kujdesin e mikpritjen Kryetarit Islam Rashiti dhe të gjithë të pranishmëve.

