Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka theksuar se mbështetja ndaj kategorive të dala nga lufta mbetet një nga prioritetet kryesore të programit të kësaj partie.
Gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta në Gjilan, Isufi u shpreh se familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës përfaqësojnë themelin mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës dhe se institucionet kanë obligim të përhershëm të ruajnë dinjitetin dhe të vlerësojnë sakrificën e tyre.
E nisëm, nga vendi ku përfaqësohet me dinjitet vlera e lirisë.
Kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë në krah dhe në mbështetje të kategorive të dala nga lufta, nga familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës. Për ne, këto kategori përfaqësojnë bazën mbi të cilën është ndërtuar dhe konsoliduar shteti ynë.
Programi ynë parashikon rritjen e pensioneve për këto kategori, duke pasur si qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe vlerësimin e kontributit të tyre historik.
Gjatë takimit me krerët e shoqatave të dala nga lufta në Gjilan, u informuam për sfidat me të cilat përballen këto kategori dhe familjet e tyre, si dhe për nevojat e menjëhershme që kërkojnë adresim.
Si gjithmonë, do të jemi në mbështetje të kërkesave të tyre sa herë që ato paraqiten. Ky është një obligim i yni si shoqëri dhe si institucione për të qenë krah tyre, duke u siguruar që dinjiteti dhe sakrifica e tyre të respektohen gjithmonë.
#krahteje
#aak129

