Një vizitë mbresëlënëse organizatës Handikos, bashkë me kandidatët për deputetë të komunës së Gjilanit.
Nga drejtori Fatmir Shurdhani me kolege u njoftuam për kushtet dhe punën në këtë qendër që ka përkujdesjen e personave me aftësi të kufizuara e që u pajtuam se institucionet e shtetit duhet të kenë më shumë përkushtim ndaj kësaj shtrese që të ndjehet e barabartë në shoqëri.
Në bazën ligjore egzistuese duhet të bëhen ndryshim-plotësimet e nevojshme që të përmirësohen kushtet dhe të ketë trajtim adekuat me bashkëpunim të ndërsjellë.
U zotuam se do të jemi gjithmonë krah tyre si pjesë e barabartë e shoqërisë.

