Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur një tubim me qytetarë të Gjilanit për të shpalosur programin e tyre dhe për të kërkuar votën e 6 tetorit.
PSD tha se edhe Anamorava sikur e gjithë Kosova janë “njëzëri për 100 për qind shtet”.
Ata premtuan mirëqenie të qytetarëve duke thënë se këtë e kanë prioritet.
“Qytetarë të shumtë të Gjilanit u mblodhën sonte që t’i japin mbështetje të fuqishme koalicionit AAK-PSD. Anomarava sikur gjithë Kosova, janë njëzëri për 100% shtet. Mirëqenia e qytetarit është prioritet i shtetit. Ne do të sigurojmë që një gjë e tillë të jetë synimi kryesor përgjatë 4 viteve të ardhshme. 100% përkushtim për një shoqëri me solidaritet”.