Vizita që kreu i vendit Hashim Thaçi i bëri deputetit Haxhi Shalës nga Nisma Socialdemokrate për t’ia hedhur votën qeverisë Hoti sot në Kuvend, ka zgjuar reagimin e të parit të Prishtinës.
Shpend Ahmeti thotë se shumica parlamentare mund të krijojë qeveri në çdo Republikë Parlamentare dhe se sistemet zgjedhore ndryshojnë prej vendit në vend, por shumica në Kuvend vendos.
“Por askund nuk kam pa që presidenti “unifikues” të shkojë të bindë deputetë për të votuar për një qeveri. E posaçërisht vota 61”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.