Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se sonte pritet të ketë edhe më shumë raste të të infektuarve në kryeqytet, shkruan Gazeta Metro.
‘’Sot mund të presim numër të madh nëse s’ka kujdes, smbahen maskat dhe distanca. Sot pres që të ketë edhe më shumë’’, ka thënë ai .
‘’Qytetarët duhet ta dijnë që ato nuk janë testet e sotit për ndodh që sot do të dalin rezultatet që i kemi bërë në QKMF në tri ditët e fundit”
Deri tani Prishtina ka më së shumti raste të të prekurve me koronavirus, me 1143 raste, 883 prej tyre aktive.