Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, Zekirja Shahini. Zeki na la sot vepra të mëdha, e kishim një mik dhe bashkëpunëtor, i cili shumë herë për të mirën e futbollit sakrifikoj duke lënë anash jetën private për të mirën e futbollit.
Zeki e donte shumë futbollin dhe fanellën Dardane. Futbolli i Kosovës humbi një dashamirë, veprimtar, humanist e atdhetarë.
Zeki punoi shumë për anëtarësimin në UEFA e FIFA, ai që nga ditët e para ishte afër FFK-së. Zeki ishte përfaqësues i FFK-së në Zvicër, për të prezantuar FFK sa më fuqishëm. Ai ishte i lumtur me çdo arritje në FFK, Zeki ishte i lumtur që isha edhe unë pjesë e FFK-së. Në emrin tim personal dhe në emër të futbollit të Anamoravës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve të futbollit dhe qytetarëve të Kosovës.
Shpirti i tij u prehtë në paqe!