By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... “Ajo e njeh mirë Kosovën”: Kush është prokuroja që po kërkon dënimin e Gucatit dhe Haradinajt në Hagë?
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

“Ajo e njeh mirë Kosovën”: Kush është prokuroja që po kërkon dënimin e Gucatit dhe Haradinajt në Hagë?

Përditësimi i fundit: October 2, 2020 5:09 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokurorja italiane, Valeria Bolici, e cila po e akuzon kryetarin e OVL’së së UÇK’së, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin e kësaj organizate, Nasim Haradinajn, për disa vjet kishte punuar në Kosovë.

- Advertisement -

Bolici u paraqit në seancat e para gjyqësore në Dhomat e Specializuara ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, duke argumentuar për akuzat e ngritura ndaj tyre për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Bolici ka qenë prokurore e EULEX’it në Kosovë, ndërsa ishte marrë me raste të ndryshme, duke u paraqitur jo rrallë herë nëpër gjykatat e vendit.

Më i famshëm ishte rasti “Medicus”, me të cilin u mor Valeria Bolici si prokurore ndërkombëtare e EULEX’it. Përveç pronarit të klinikës, Lutfi Dervishit, në këtë rast akuzoheshin edhe mjekë të “Medicus” për krim të organizuar e transplant organesh. Gjykimi i këtij rasti ishte maratonik, ndërsa Bolici e përfaqësonte Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Që nga ngritja e aktakuzës në vitin 2010, prokurorja italiane u mor me këtë rast deri kur u bë Prokurore në Tribunalin Special të Hagës.

Gjatë procesit, Gjykata Themelore kishte urdhëruar mbylljen e klinikës “Medicus”, emri i së cilës kishte zënë hapësirë të madhe edhe në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, që është baza e krijimit të Gjykatës Speciale.

Bolici ishte prokurore edhe në rastin e “Grupit të Dobrosinit”.

“Grupi i Dobrosinit”, i përbërë nga Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexha, Muhamet Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli dhe Abdullah Zogaj, me vendim të EULEX-it në vitin 2013 ishin shpallur fajtorë për terrorizëm dhe shkaktim të rrezikut. Ata ishin akuzuar për sulm ndaj policisë dhe xhandarmërisë serbe.

Por, pretendimet e Bolicit kishin dështuar të provoheshin. Rasti u mbyll në vitin 2017, kur anëtarët e këtij grupi u shpallën përfundimisht të pafajshëm.

Përveç që mori pjesë nëpër gjykime e ngriti shumë akuza, prokurorja Bolici gjatë qëndrimit në Kosovë ligjëronte edhe në trajnimet që EULEX’i i organizonte për prokurorët e Kosovës.

Në vitin 2018, ajo u ligjëroi prokurorëve kosovarë në një trajnim për rastet e krimeve të luftës. Trajnimi përfshinte këshilla praktike për ndjekjen penale të krimeve të luftës.

Prokurorja e Specializuar, Valeria Bolici në seancën ndaj Nasim Haradinajt i kundërshtoi pretendimet e avokatit Bas Martens, i cili pretendonte se Specialja nuk ka juridikson të merret me veprat të cilat i ngarkohen Haradinajt. Ajo tha se avokati nuk po e përmend ekzistencën e dy dispozitave të rëndësishme në ligjin për Tribunalin Special, që sipas saj japin bazat e juridiksionit të Dhomave të Sepcializuara për ta arrestuar e gjykuar Nasim Haradinajn.

“Në lidhje me kundërshtimin e juridiksionit, vura re se mbrojtësi nuk përmend ekzistencën e dy dispozitave shumë të rëndësishme në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar që japin bazat e juridiksionit të Dhomave për krimet, për ato të cilat është arrestuar z.Haradinaj. Për sa i përket dorëzimit të dokumentacionit, ne do t’i dorëzojmë ato brenda afateve të caktuara nga gjykatësi”, ka thënë ajo.

Ndërsa gjatë seancës së djeshme gjyqësore ndaj Hysni Gucatit, prokurorja Bolici kundërshtoi kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin me kusht nga paraburgimi të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK’së.

“Mbetet i nevojshëm në këtë fazë paraburgimi i Gucatit pasi nuk ka rrethana të reja që mund të ndikojnë në gjetjet që janë dhënë në aktakuzë. Megjithatë, në disa deklarata të mëparshme publike, Gucati ka afirmuar publikisht që do të vazhdojë të bëjë publike çdo informacion që mund t’i bjerë në posedim e që kanë të bëjnë me lëndën e kësaj gjykate”, ka thënë Bolici.

“Zyra e prokurorit mendon që nëse Gucati do të lirohet, ai do të vazhdoj të kryejë të njëjtën vepër”, ka deklaruar prokurorja, e cila premtoi se për 30 ditë do ta përgatisin aktakuzën kundër Hysni Gucatit.

Fshati Shajkoc i Podujevës, shtron iftar për 250 bija (VIDEO)
Kryeministri Kurti: S’mund t’i rris pagat se është kundër popullit
Temperaturat për sot
GJASHTË RASTE ME COVID-19
Për shkak të situatës me Covid-19 përfundimisht nuk do të ketë dasma ketë verë
Artikulli i mëparshëm Paralajmëron Qeveria: Nëse nuk miratohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të përballemi me krizë të thellë financiare
Artikulli tjetër Endrit Osmani e Egzon Sylejmani krenarë me prindërit e tyre Selami Osmanin e Shukri Sylejmani

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.