Verbica e Zhegovcit është ndër fshatrat më të mëdha në Anamoravë.
17 lagjet e fshatit shtrihen në territorin e tri komunave: Gjilanit, Novobërdës dhe Lipjanit.
Rruga e paasfaltuar dhe e dëmtuar ka ndikuar në shpërnguljen e shumë banorëve të këtij fshati në thellësi të grykës së Karadakut.
Fshati ka edhe ambulancë.
Mjeku thotë se rreth 300 banorët fal shëndetit të mirë për shkak të klimës nuk përdorin fare antibiotik meqë kanë imunitet të lartë.
“Këtu është lartësia shumë e madhe, diku 1,000 metra. Nuk ka infeksione. Ajri është shumë i pastër. Ushqimi është bio. Infeksione kemi shumë pak. Antibiotik shumë rrallë përshkruajmë sepse popullata gëzon shëndet shumë të mirë”, thotë mjeku i fshatit.
“Po ashtu, verës nuk kemi infeksione të traktit digjestiv. Qe tri vite dy raste i kam trajtuar”, thotë ai.
Nxënës të fshatit ankohen se u bie të ecin deri gjysmë ore për të shkuar në shkollë.
Një banor tregon se fshati kishte 17 lagje e tash gjysma totalisht janë të boshatisura./kallxo.com/